Fundamenti

Haliti uron 8 marsin: Të tregojmë më shumë respekt për punën e veprën e tyre

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, me rastin e ditës së gruas 8 marsit, i ka uruar të gjitha nënave, grave e motrave këtë ditë, duke ju dëshiruar, shëndet dhe suksese në arritjen e synimeve për një shoqëri të barabartë në të gjitha aspektet.

Fundamenti

“8 Marsi është Dita Ndërkombëtare e Gruas, e cila njihet në histori si ditë kur është rrënjosur si luftë shekullore e grave, për të marrë pjesë në shoqëri në nivel të barabartë me burrat. Ndaj sot ne këtë ditë ne të gjithë nderojmë punën e tyre të madhe në edukimin dhe ecurinë për përgatitjen e një brezi të ri me virtytet me të mira për të ecur përpara në rrugën e vështirë të jetës. Të kujtojmë sakrificat e tyre, të tregojmë më shumë respekt për punën e veprën e tyre. Edhe njëherë gëzuar 8 marsin të nderuara nëna,motra dhe gra, duke ju dëshiruar që paqja dhe dashuria të mbretërojë gjithmonë tek ju”, thuhet në urimin e kryetarit Haliti./rajonipress/