Uji Dea

Haliti: Urojë që 9 maji tjetër të gjej popullin e Kosovës me liri të lëvizjes në kontinentin e saj të lashtë, Evropën

/ 1 minutë lexim

Viti – Shënimi i kësaj dite në vendin tonë rikonfirmon edhe njëherë dëshirën e popullit tonë që të jetë pjesë e familjes së madhe Evropiane, pra në familjen e saj natyrale si Evropian të lashtë ka shkruar Sokol Haliti.

Postimi i plotë:

KKGJILAN

Të nderuar qytetarë të komunës së Vitisë
Sot në Kosovë është ditë feste për nderë të 9 majit-Ditës së Evropës. Shënimi i kësaj dite në vendin tonë rikonfirmon edhe njëherë dëshirën e popullit tonë që të jetë pjesë e familjes së madhe Evropiane, pra në familjen e saj natyrale si Evropian të lashtë.
Kjo ditë na rikujton edhe atë që ne si popull jo vetëm gjeografikisht ishim Evropian, por se orientimi ynë është perëndimor dhe demokratik, ashtu siç edhe në vitet më të vështira të popullit tonë kishte porositur arkitekti i shtetësisë së Kosovës, presidenti historik, Ibrahim Rugova.
Urojë që 9 maji tjetër të gjej popullin e Kosovës me liri të lëvizjes në kontinentin e saj të lashtë, Evropën.
Gëzuar 9 majin- Ditën e Evropës!