UBT

Haliti u bën apel qytetarëve të mos i djegin pyjet

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti, kërkon nga qytetarët e pandërgjegjshëm që po i’u vënë flakën pyjeve në komunën e Vitisë, që të mos bëjnë veprime të tilla kundër natyrës. Veprime të tilla përveç që shkaktojnë dëme të mëdha materiale dhe shëndetësore, janë edhe të patolerueshme.

Kërkoj nga ju qytetarë që të mos bëni veprime të tilla kundër vendit tonë dhe lus të tjerët që të lajmërojnë këto zjarrvënie tek organet tona komunale por edhe tek Policia e Kosovës.

Mobi Casa

Haliti kërkon nga organet kompetente të marrin masa ligjore kundër zjarrvënësve të cilët qëllimisht po e dëmtojnë ekonominë pyjore të komunës sonë.
Bashkë ta mbrojmë natyrën./rajonipress/