UBT

Haliti: Thaçi dorëheqjet duhet t`i kërkojë edhe në nivel lokal

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan -Sokol Haliti kryetar i degës së LDK-së në Vit tha se Thaçi shkarkimet duhet t`i zbres edhe në nivel lokal. Kryetari i Vitisë duhet vet të ofrojë dorëheqjen dhe mos të pres reagimin e qendrës tha ai.

Dega e LDK-së në Viti e cila ka vetëm 7 këshilltarë në Asamblenë Komunale në mbledhjen fundit ka vendosur që të largohet nga të gjitha organet vendimmarrëse të Asamblesë Komunale.

Sokol Haliti kryetar i degës së LDK-së në Viti tha se aktualisht vetëm LDK ka mbetur në opozitë. “Do të shqyrtojmë rrethanat dhe do të shohim sesi do të veprohet tutje,por një është e sigurt se me këtë pushtet komunal është vështirë që të ketë ndonjë rezultat” u shpreh Haliti.

Haliti për rajonipress tha se pushteti lokal edhe për mërgimtarët s`ka bërë asgjë.”Kjo qeveri s`ka kreativitet dhe nuk është e aftë të marrë përgjegjësit që i takojnë. Nëse një projekt ka përfunduar,edhe ai është në borxhe sepse është punuar pa plane dhe pa agjendë të prioriteteve” tha Haliti. Sipas tij tani kur po vijnë mërgimtarët asnjë pritje apo organizim për ta nuk është duke u menduar.

UBT

Haliti tha se Komuna e Vitisë edhe ashtu i ka punët keq në mungesë të buxhetit dhe me një keqqeverisje e cila po e dëmton buxhetin e taksapaguesve vitias punët po komplikohen edhe më shumë.”Edhe ,Qeveria e Kosovës po e injoron Vitinë dhe rast konkret e kishim dëmin që u shkaktua nga vërshimet e fundit ku Qeveria heshti dhe ende nuk e ka përkrahur qeverinë komunale” tha ai.

Haliti tha se kryetari i Vitisë duhet vet të ofrojë dorëheqjen dhe mos të pres reagimin e qendrës. “Unë e di që organet hetuese në Gjilan tashmë veç janë duke u marrë me dy apo tri raste ku në epiqendër janë pikërisht të metat dhe dobësitë e këtij pushteti komunal” tha Haliti.

Kryeopozitari vitias ka kërkuar nga Hashim Thaçi që standardin rreth dorëheqjeve ta zbres edhe ne nivel lokal. “Këtë ia ka borxh qytetarëve vitias të cilët janë ngopur me këtë pushtet që synim kryesor nuk e ka jetën e qytetarit,por realizimin e planeve të veta personale,klanore e familjare” tha Haliti./rajonipress/

Mund të ju interesoj: