Hidromorava

Haliti: Tentova t’i pajtoja Thaçin e Limajn, por pa sukses

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëri prej njerëzve më të fuqishëm në PDK, Xhavit Haliti në një intervistë për emisionin “Argument Plus” të RTV21 tha se gjatë kësaj kohe i ka lutur edhe kryeparlamentarin Krasniqi por edhe liderin e partisë Thaçi që të ulen dhe të merren vesh.

Ai tha se zyrtarisht nuk ka qenë ndërmjetësues megjithëse e ka luajtur një rol të tillë.

“Mund të them që unë i kam lutur të dyja palët edhe Jakupin e kam lutur i kam thënë hajde në mbledhjet e partisë edhe Hashimin e kam lut merru vesh me ta. Kjo është ajo që unë mendoj se e kam pasur obligim si mik i të dyve” , tha Haliti.

Por, sipas Halitit bashkimi i tyre tash për tash është i pamundshëm.

FIDANISHTJA

“Deri sot nuk kam parë ndonjë lëvizje që çon në një lëvizje pozitive për t’u rikthyer në PDK Jakupi dhe Fatmiri. Unë e shoh bashkimin në politikë pak më vonë”, u shpreh më tej Haliti.

Por, Haliti thotë se praktika e deritashme e ndarjeve partiake ka treguar që ata që janë ndarë dhe kanë krijuar partitë e tyre nuk kanë arritur të kenë sukses dhe disa prej tyre kanë mbetur jashtë jetës politike.

“Unë nuk mund të them që nuk do të marrë vota një lider ose një njeri që ka qenë i dyti ose i treti më i votuar në parti,por nga praktikat e partive që janë ndarë nga partia mëmë të themi gjithmonë kanë ngelur prapa”, tha Haliti.

Haliti në këtë intervistë flet edhe për shumë çështje të tjera, siç janë edhe vrasjet e pasluftës në Kosovë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.