Haliti takon ish referin e njohur të futbollit, Shinasi Berisha

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim ish referin e njohur të futbollit ndërkombëtar, Shinasi Berisha.
Me këtë rast ata kanë bashkëbiseduar për sportin vitias. Haliti e çmoj lartë punën e tij në sport konkretisht në futboll, duke i ndarë atij një dhuratë simbolike me emblemën e kësaj komune.
Ndërkaq, Berisha ja dhuroj kryetarit Haliti librin “Rregullat e lojës së futbollit”. Përndryshe Shinasi Berisha është me prejardhje nga Vërbani i Vitisë./rajonipress/