Uji Dea

Haliti takohet me qytetarë, flet për punën e qeverisë komunale, sfidat dhe të arriturat

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Viti – Kryetari Sokol Haliti në debatin e rregullt me qytetarë foli mbi të arriturat e këtij viti. Sokol Haliti ka mbajtur debatin e dytë të rregullt me qytetarë. Gjatë këtij takimi ai i ka njoftuar qytetarët vitias mbi zhvillimet e gjithëmbarshme komunale gjatë këtij viti. Por edhe ju është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve.

Haliti gjatë këtij takimi në veçanti ka folur për punën e qeverisë komunale në Viti, gjatë vitit që po lëmë pas.
“Të nderuar qytetarë, Qeveria komunale edhe këtë vit ishte e përkushtuar të ofroj një jetë sa më të mirë për qytetarët e komunës sonë, të ofroj shërbime më cilësore publike, të rris cilësinë e arsimit, të ofroj shërbime më të mira mjekësore, të ndikoj në rritjen e mirëqenies së përgjithshme të qytetarëve tanë përmes investimeve direkte në bujqësi dhe përmes krijimit të një ambienti më të mirë për zhvillim ekonomik, të krijoj një ambient më të pastër për jetesë, përmes mirëmbajtjes dhe rritjes së hapësirave të gjelbra në të gjithë territorin e komunës”, u shpreh Haliti.

Ai shtoj se të gjitha këto punë janë bërë falë angazhimit që është bërë përmes një bashkëpunimi të ngushtë me qytetarë, grupe të interesit dhe kategori të ndryshme duke falënderuar secilin për bashkëpunim.

FIDANISHTJA

Kreu i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka folur edhe mbi të arriturat dhe sfidat nëpër drejtoritë dhe sektorët e ndryshme komunale dhe mbi planet për të ardhmen.

Ndërkaq pjesa e dytë e këtij takimi ka qenë e rezervuar për pyetjet e qytetarëve. Në këtë debat, është shfaqur edhe një video material me projektet e ndryshme të cilët janë realizuar gjatë këtij viti në gjithë territorin e Komunës së Vitisë dhe në sektorë të ndryshëm./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.