FIDANISHTJA

Haliti takohet me përfaqësues të Drosch/CDI dhe “Hidromorava”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në një takim përfaqësues nga DORSCH/CDI dhe K.R.U “Hidromorava” Gjilan. Gjatë këtij takimi në veçanti është folur rreth memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar në mes të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës dhe Programit RËSSP – Faza e VI.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti edhe një herë bëri me dije nevojën e kësaj komune që sa më parë të përfundojnë projektet në fushën e sigurimit të ujit të pijshëm në lokalitetet e ndryshme të kësaj komune, duke potencuar se pas përfundimit ato duhet të merren nën menaxhimin të kompanisë regjionale të ujërave “Hidromorava”.

ARKATANA

Gjithashtu është biseduar rreth sigurimit të ujit të pijshëm për fshatrat: Sllatinë e Epërme, Sllatinë e Poshtme, Sadovinë e Jerlive, Sadovinë e Çerkezëve dhe Trestenik.

Por edhe mbi rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit në shtatë fshatra të kësaj komune. Gjithashtu në takim përpos që është biseduar për fazat 4,5 dhe 6 pjesëmarrësit në takim bëjnë me dije se është biseduar edhe për gypin e ujësjellësit të Letnicës si dhe për rrjetet e ujësjellësit për fshatrat: Smirë, Vërban, Stubëll, Letnicë dhe Debelldeh./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.