Mobi Casa

Haliti takohet me Naim Tërnavën, flasin për bashkëjetesën dhe tolerancën

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Viti – Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava është pritur sot në takim nga Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti. Gjatë këtij takimi ata kanë bashkëbiseduar rreth bashkëpunimit të dy institucioneve me qëllim të promovimit të vlerave të bashkëjetesës dhe tolerancës.

Haliti në këtë takim tha se kjo komunë ka një bashkëpunim të mirë me bashkësitë fetare dhe uroj që ky bashkëpunim të vazhdoj edhe me tej pasi që sipas tij ajo është në interes të qytetarëve të komunës së Vitisë.

Eco Higjiena

Haliti në shenjë respekti pati edhe një dhuratë simbolike për z. Tërnava. Përndryshe në këtë takim ka marrë pjesë edhe Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame për Viti, Husamedin Hoxha./rajonipress/