UBT

Haliti takohet me Milazim Gashin, zv.ministër në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim zëvendësministrin e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, z. Milazim Gashi. Me këtë rast ata kanë bashkëbiseduar rreth çështjes së komuniteteve të cilat jetojnë në këtë komunë.

Kryetari Haliti ndër tjerash tha se Vitia është shembull e bashkëjetesës ndërfetarë dhe ndëretnike dhe se në këtë komunë nuk ka probleme në mes të etniteteve.

Fundamenti

Kurse zv. Ministri Gashi, foli mbi angazhimin e Qeverisë së Kosovës në veçanti të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim për mirëqenien e të gjithë qytetarëve të saj pa dallime./rajonipress/