RCCOLA

Haliti synon të formojë një ekip gjithëpërfshirëse dhe të përgjegjshme

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Sokol Haliti kryetar i Vitisë i cili pritet të zyrtarizohet në një seancë inauguruese më 20 dhjetor tha për rajonipress se ai synon të krijojë një ekip gjithëpërfshirëse dhe të përgjegjshme. Në këtë ekip nuk do të ketë vend për militantizëm partiak sepse do të formojmë një ekip të profesionistëve dhe ekspertëve të rinj e të dëshmuar tha Haliti për rajonipress.

Sokol Haliti i LDK-së në Viti i cili fitoj në zgjedhjet e dhjetorit përkrah Nexhmedin Arifit të PDK-së pritet të zyrtarizohet më 20 dhjetor në një seancë inauguruese. Deri atëherë Sokol Haliti po punon për të krijuar ekipin e tij qeverisës.

Haliti për rajonipress tha se është në konsultime me shumë njerëz, ekspert të dëshmuar dhe kuadro të verifikuara të Vitisë. “Synimi im është shumë i qartë. Në ekipin tim qeverisës do të ketë vend për kuadro të afta e të dëshmuara, do të ketë vend për njerëz profesionist dhe të përgjegjshëm në punë” tha Haliti.

Uji Dea

Haliti tha se synim i tij është ndërtimi i një ekipi gjithëpërfshirës dhe të përgjegjshëm.”Jam i sigurt se ky ekip do të jetë reprezentativ dhe i pranueshëm nga të gjitha partitë politike. Vitia mjaft ka vuajtur nga grupet e interesit dhe klanet e caktuara. Shërimi i saj i vetëm tani është ndërtimi i një klime me kuadro profesioniste të cilët do të jenë në shërbim të zhvillimit ekonomik të Vitisë”.

Haliti thotë se ekipi i tij qeverisës do të jetë kreativë, serioz, me program dhe elaborat që i përgjigjet nevojave të qytetarëve të Vitisë.”Vetë fakti që po synojmë një ekip nga të gjitha shtresat dhe kategoritë e qytetarëve e eliminon koalicionin me ndonjë subjekt tjetër politikë” tha Haliti.

Haliti tha se në ekipin e tij nuk do të ketë vend militantizmi partiak, i cili realisht në praktikë është treguar i dëmshëm . /rajonipress/