Mobi Casa

Haliti shpërndanë dhurata për familjet e dëshmorëve

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti menjëherë pas ndërrimit të moteve, ka vizituar disa nga institucionet si Policinë e Kosovës, Qendrën Kryesore për Mjekësi Familjare, Njësinë e Zjarrfikësve, familjet e dëshmorëve të komunës së Vitisë etj. Haliti, gjatë vizitës që i ka bërë këtyre institucioneve dhe familjeve të dëshmorëve, ka shpërndarë edhe dhurata simbolike.

Haliti i ka falënderuar ata për angazhimin që në ndërrimin e motmoteve dhe në kohën kur të gjithë festojnë, ata janë në shërbim të popullit.

“Puna e juaj dhe përkushtimi gjatë kësaj nate, është shembulli më i mirë për përgjegjësin që keni për t`i shërbyer popullit. Ne krenohemi me ju dhe duke shpresuar një vit të qetë, pa eksese u uroj suksese të mëtutjeshme në të ardhmen si institucion që përkujdeset për ruajtjen e rendit dhe ligjit”, u shpreh Haliti gjatë vizitës që i bëri stacionit policor në Viti.

Ndërsa në QKMF tha se shpëtimi i një jete, ka një rëndësi të madhe dhe puna e juaj fisnike, është për tu përshëndetur.

Mobi Casa

Në vazhdën e vizitave të kryetarit Haliti me stafin e tij, ka qenë edhe Njësia e Zjarrfikësve të cilët i ka falënderuar për punën që kanë bërë gjatë vitit 2013 në eliminimin e zjarreve dhe sigurisë së qytetarëve.

Haliti, gjatë vizitës që i ka bërë këtyre institucioneve dhe familjeve të dëshmorëve, ka shpërndarë edhe dhurata simbolike.

Ai poashtu ju ka drejtuar edhe qytetarëve të komunës së Vitisë me një urim, në sheshin para Shtëpisë së Kulturës ku qytetarë të shumtë kishin dalur që ta presin vitin e ri pikërisht në orën 24:00 dhe të ndiznin fishekzjarrët.

Me këtë rast është festuar me një program artistik nga AKV “Kemajl Azizi” i cili është organizuar nën patronatin kryetarit Sokol Haliti./rajonipress