Haliti: Respekt të veçantë deri në përulje për të gjithë pishtarët e arsimit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – 7 Marsi-Dita e nderimit të mësuesit, na bënë t’ i përkujtojmë me respektin më të veçantë, deri në përulje, të gjithë ata pishtarë të arsimit që kultivuan dhe mbrojtën me shumë mundime dhe sakrifica edukimin dhe arsimimin në gjuhën shqipe thuhet në urimin e Sokol Halitit.

Postimi i plotë:

Mobi Casa

Të nderuar mësues e mësuese, arsimtar e arsimtare.
7 Marsi-Dita e nderimit të mësuesit, na bënë t’ i përkujtojmë me respektin më të veçantë, deri në përulje, të gjithë ata pishtarë të arsimit që kultivuan dhe mbrojtën me shumë mundime dhe sakrifica edukimin dhe arsimimin në gjuhën shqipe.

“Sot, mësuesit e pedagogët, me punën e tyre të palodhshme po i japin një vizion koherent arsimit në Kosovë. Me rastin e kësaj dite të veçantë, në emër të Institucioneve komunale të Vitisë, gjithë mësueseve, arsimtarëve e profesorëve, ua uroj 7 Marsin- Ditën e mësuesit, ditën e përkushtimit dhe përgjegjësisë suaj në edukimin e brezave të rinj që janë e ardhmja e këtij vendi.
Suksese të mëtutjeshme. Gëzuar
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti.