Fundamenti

Haliti realizon takime të rëndësishme në New York

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Në vazhdën e takimeve të shumta me bashkatdhetarë, lobistë dhe aktivistë të çështjes kombëtare ndër vite në SHBA, sot u takuam edhe me dikur asambleistin e qytetit të New Yorkut dhe më pas këshilltarin e qytetit të New Yorkut zotin Mark Gjonaj.

Mark Gjonaj për shumë vite ka kontribuar në aktivizimin e lobit Shqiptar në Amerikë dhe përforcimin e Komunitetit Shqiptar në tërësi. Si ish asambleist dhe këshilltar në qytetin e New Yorkut, Z. Mark Gjonaj, përveç tjerash, krijoi edhe qendrën e parë të komunitetit Shqiptar në Bronx, të financuar nga shteti i New Yorkut, “Illyria Wellness and Community Center”, me emërimin e një rruge per nder te Fan Nolit e Gjithashtu, me kontributin e tij të fundit, u emërua edhe një rrugë tjetër në Bronx me emrin e heroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Kontributi i tij për Kosovën në veçanti, por edhe për Shqiptarët në Mal të Zi, është një shembull që duhet ndjekur nga brezat e rinj. Frytet e kontributit të tij për komunitetin Shqiptar sot shihen me rezultate konkrete në jetën që sot Shqiptarët e jetojnë në New York.

RCCOLA

I jam pafund mirënjohës punës së tij të palodhur me komunitetin Shqiptar dhe e ftova që një ditë të vijë dhe të vizitojë vendin tonë për të shkëmbyer përvojën dhe ekspertizën në zhvillimin e mëtutjeshëm të vendit tonë.

Takimet tona në New York nuk do të mbaronin me sukses pa u takuar edhe me veprimtarë të çështjes si z. Harry Bajraktari, si një kontributdhënës i paqes për çështjen e Kosovës dhe përforcimin e lidhjes tonë me Shtetin Amerikan. Për më tepër në këtë takim vëllazëror ishin edhe Z. Elmi Berisha, kryetar i federatës PAN-Shqiptare VATRA, Z. Halil Mula, gazetar i mirënjohur nga RTV21, si dhe Z. Musa Daka, veprimtar dhe aktivist i njohur në diasporë dhe në vendin tonë, ku u diskutuan shumë gjëra të rëndësishme dhe të dobishme për qytetin tonë, por edhe për shtetin tonë në përgjithësi.

Mërgata jonë në Amerikë është lidhja e vetme dhe më e shëndoshë për fuqizimin e marrëdhënieve tona mes Kosovës dhe Amerikës, por edhe simbol i vërtetësisë së kësaj miqësie. Puna dhe kontributi i vazhdueshëm i komunitetit Shqiptaro-Amerikan për çështjen e Kosovës gjendet në themelet e intervenimit të NATO-s, e në pavarësinë e Kosovës, dhe jo rastësisht këto lidhje u mbajtën dhe u kultivuan gjatë prej Presidentit Historik Ibrahim Rugova./rajonipress/