Fundamenti

Haliti reagon lidhur me stërzgjatjen e punimeve në rrugën Viti – Kllokot – Gjilan

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Haliti ka thënë se për këtë po merr edhe shqetësime të vazhdueshme nga vetë qytetarët.

Reagimi i plotë i Sokol Halitit:

Duke parë stërzgjatje e punimeve në projektin infrastrukturor të rrugës Viti-Kllokot-Gjilan dhe të ankesave dhe të shqetësimeve të përditshme të qytetarëve tanë, publikisht shprehi shqetësimin tim për këtë projekt infrastrukturor i cili pos që është duke u stërzgjatur nuk po bëhet edhe në cilësinë e duhur.

Ndonëse punimet në këtë projekt infrastrukturor kishin filluar në tetor të vitit 2020 edhe pas gati 4 vite akoma ato nuk kanë përfunduar duke shkaktuar telashe të shumta qytetarëve tanë, jo vetëm të Vitisë por edhe të komunave tjera të cilat përdorin këtë rrugë.

Uji Dea

Edhe pse kjo rrugë është e një rëndësie të veçantë për komunat e regjionit, pasi që lidh mes vete disa komuna akoma po vazhdon një gjendje jo e mirë e kësaj rruge duke krijuar vështirësi të mëdha në qarkullim.

Mos trajtimi i këtij projekti me prioritet dhe shpejtësi, po ju sjellë dëme qytetarëve qoftë në mjetet e tyre motorike, konkretisht prishje si pasojë e rrugës së keqe, shfrytëzimit të rrugëve të tjera alternative, shpenzimeve në derivate dhe të tjerë.

Gjithashtu qytetarët po e kanë të vështirë të marrin shërbimet e domosdoshme në Gjilan, si shërbimet shëndetësore, administrative dhe arsimore.

Prandaj duke i ditur të gjitha pasojat, që po sjellë mos përfundimi i këtij projekti dhe rëndësinë që ka ajo por edhe shqetësimet e qytetareve kërkojmë nga institucionet qendrore të Republikës së Kosovës, që projekti të përfundoj sa më shpejt!
Sinqerisht
Kryetari i komunës së Vitisë
Sokol Haliti

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.