Fundamenti

Haliti: Qeverisja komunale do të vazhdoj të punoj me përkushtim të lartë që të realizoj projekte të shumta në fushën e arsimit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Duke ditur rëndësinë që ka arsimi për të mirën e shoqërisë sonë, kërkoj nga ju që të vazhdoni rrugëtimin në kërkim të dijes. Në këtë rrugëtim ju nxënësit nuk jeni vetëm, keni përkrahjen e qeverisë komunale të Vitisë por edhe të mësimdhënësve tuaj që vazhdojnë misionin e tyre fisnik ka shkruar Sokol Haliti.

Postimi i plotë:

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me rastin e fillimit të gjysmë vjetorit të dytë shkollor, ju është drejtuar me një mesazh urimi të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve të kësaj komune.

Uji Dea

Të dashur nxënës dhe të nderuar mësimdhënës dhe profesor të komunës së Vitisë!
Sot dua të ju uroj fillimin e gjysmë vjetorit të dytë shkollor. Me këtë rast ju shprehi urimet më të sinqerta juve duke ju dëshiruar suksese në gjysmë vjetorin e dytë shkollor.
Urojë që ju nxënësit vitias të vazhdoni përkushtimin e juaj për të marrë dije dhe për tu përgatitur për të ardhmen tuaj, për një treg të punës dhe për të arritur majat e suksesit për vetën dhe për vendin.

Të dashur nxënës dhe personel arsimor!
Qeverisja komunale Vitisë, do të vazhdoj të punoj me përkushtim të lartë që të realizoj projekte të shumta në fushën e arsimit me qëllimin më të mirë që të krijojmë kushte sa më të përshtatshme për të gjithë dhe që ju nxënësit të keni mundësi sa më të mira për të marrë dijen për të ardhmen tuaj.

Duke ditur rëndësinë që ka arsimi për të mirën e shoqërisë sonë, kërkoj nga ju që të vazhdoni rrugëtimin në kërkim të dijes. Në këtë rrugëtim ju nxënësit nuk jeni vetëm, keni përkrahjen e qeverisë komunale të Vitisë por edhe të mësimdhënësve tuaj që vazhdojnë misionin e tyre fisnik.
Sinqerisht
Sokol Haliti
Kryetar i komunës së Vitisë

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.