Eko Higjiena

Haliti priti përfaqësuesit e “Swisscontact” – prezantohet projekti për zhvillimin e turizmit në Viti

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim koordinues përfaqësuesit e Organizatës “Swisscontact”, në kuadër të projektit FEGO, me qëllim të diskutimit dhe prezantimit të projektit të turizmit që synon të promovojë resurset turistike të kësaj komune.

Gjatë këtij takimi u prezantua vazhdimi i marrëveshjes së mëhershme të bashkëpunimit mes Komunës së Vitisë dhe Organizatës “Swisscontact”, me fokus të veçantë në dizajnimin dhe zhvillimin e brendit turistik të Komunës së Vitisë.

Një nga komponentët kryesorë të këtij projekti është edhe ndërtimi dhe promovimi i shtegut turistik që lidh famullinë e Stubllës me atë të Letnicës – një zonë me rëndësi të veçantë historike, kulturore dhe shpirtërore, e cila pritet të tërheqë vizitorë të shumtë.

Projekti financohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida) dhe do të realizohet përmes një modeli bashkëfinancimi me Komunën e Vitisë.

ARKATANA

Haliti vlerësoi lart këtë bashkëpunim, duke theksuar se zhvillimi i turizmit është një mundësi reale për zhvillim ekonomik dhe promovim të vlerave kulturore dhe natyrore të Vitisë.

“Komuna e Vitisë është e përkushtuar në mbështetjen e iniciativave që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit, veçanërisht në zonat me potencial të lartë si Stublla dhe Letnica, u shpreh Haliti.

Përfaqësuesit e “Swisscontact” shprehën gatishmërinë e tyre për të vazhduar bashkëpunimin me komunën dhe për të mbështetur realizimin e suksesshëm të këtij projekti.

Ky projekt pritet të ketë ndikim pozitiv në nxitjen e turizmit lokal, ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim ekonomik në rajon./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.