Fundamenti

Haliti priti përfaqësues të Shoqatës Humanitare “Zhitia”

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira si dhe Tajar Neziri, ushtrues detyre i Drejtorisë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë, kanë pritur sot në takim një delegacion nga Shoqata Humanitare “Zhitia”.

Me këtë rast Kryetari Haliti, e ka çmuar lartë punën që po bënë kjo shoqatë në të mirën e komunitetit në veçanti të njerëzve në nevojë duke potencuar se kjo komunë është e gatshme të bashkëpunoj me ta.

UBT

Ai ndër tjerash shtoj se puna e njerëzve vullnetar është një punë që duhet të çmohet lartë dhe bëri me dije se në takim ata kanë bashkëbiseduar për bashkëpunimin e Komunës së Vitisë dhe Shoqatën Humanitare “Zhitia”./rajonipress/