RCCOLA

Haliti priti në takim zv. Komandantin e Komandës së Lindjes Rita Holton

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim zv. komandanten e Komandës Regjionale të Lindjes, kolonel Rita Holton dhe Ekipin për Monitorim dhe Ndërlidhje të KFOR-it amerikan (LMT) në Viti.

Në këtë takim është biseduar rreth zhvillimeve të gjithëmbarshme në komunën e Vitisë.

Mobi Casa

Me këtë rast Haliti, i ka falënderuar për bashkëpunimin e ndërsjellë që ka KFOR-i si dhe angazhimin e madh në garantimin e sigurisë për qytetarët e kësaj komune./rajonipress/