Fundamenti

Haliti priti në takim Profesorin gjerman, Waldhardt u bisedua rreth konkretizimit të projekt propozimeve mes komunave Kirchhhain dhe Viti

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka pritur sot në takim Profesorin nga Universiteti i Gizenit të Gjermanisë, Rainer Waldhardt, që njëkohësisht është edhe përfaqësues në komunën e Kirchhain-it me të cilën Komuna e Vitisë ka nënshkruar marrëveshje të binjakëzimit.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Profesor Arben Mehmeti, nga Universiteti “Hasan Prishtina”, në të cilën është folur për zbatimin e marrëveshjes së nënshkruar mes Vitisë dhe Kirchhainit, saktësisht rreth fillimit të realizimit të projekt propozimeve në fushën e menaxhimit të mbeturinave organike por edhe për shkëmbimet e mundshme kulturore në mes të dy komunave.

Me këtë rast Haliti, ka falënderuar Prof. Waldhardt dhe komunën Kirchhain, që edhe ata kanë shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit, duke u zotuar se Vitia do të bëjë çmos që projekt propozimet të realizohen në interes të dy komunave.

Ai tha se marrëveshja e binjakëzimit pos nënshkrimit të dy kryetarëve ka marrë edhe përkrahjen me shumicë votash nga Kuvendit Komunal i Vitisë, gjatë këtij viti duke shtuar se e mirë është që kjo marrëveshje është përkrahur edhe nga Institucionet në Krichhain përmes votimit.

GRANDEMALL

Përndryshe Prof. Walthardt u shpreh se ata po shikojnë hapa konkrete të bashkëpunimit në fushat e lartpërmendura duke shtuar se do të këtë edhe shkëmbime të përvojave dhe vizita të ndërsjellat në dy komunat.

Ai potencoi se dy komunat do të shkruajnë nga një letër interesimi dhe propozim projekte me të cilët do të drejtohen institucioneve gjermane për përkrahje.

Përndryshe në këtë takim kanë marrë pjesë edhe persona të tjerë të cilët janë të përfshirë në këtë bashkëpunim./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.