United Hospital

Haliti priti në takim përfaqësuesit e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, ka pritur sot në takim përfaqësues të Qendra Kosovare për Studime Gjinore, të udhëhequr nga Luljeta Demolli.

Gjatë këtij takimi u diskutua për gjendjen aktuale të shërbimeve të kujdesit dhe infrastrukturës sociale në komunën e Vitisë dhe më gjerë.

Theks i veçantë iu kushtua kujdesit për fëmijë, përkujdesjes për të moshuarit, shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara, si dhe zhvillimit të shërbimeve sociale me bazë në komunitet.

Hidromorava

Po ashtu, në takim u theksua rëndësia e mbledhjes së përvojave dhe perspektivave nga niveli lokal, të cilat do të shërbejnë si kontribut i rëndësishëm në vlerësimin e përgjithshëm të ekonomisë së kujdesit në Kosovë.

Bashkëbiseduesit u pajtuan për rëndësinë e fuqizimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve lokale dhe organizatave të shoqërisë civile, me qëllim përmirësimin e shërbimeve sociale dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.