FITORJA

Haliti, priti në takim përfaqësuesit e Caritas-it Zviceran në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e Caritas-it Zviceran në Kosovë, menaxherin Veton Rruka, si dhe koordinatorin Nderim Pasuli, me të cilët ka diskutuar rreth projekteve të ndryshme në sferën e arsimit dhe të bujqësisë, respektivisht bimëve mjekuese aromatike, përpunimit të perimeve dhe pemëtarisë manore.

Haliti, ka vlerësuar lartë bashkëpunimin që kanë pasur vitin e shkuar me Caritas-in Zviceran në Kosovë, duke shtuar se projektet e tilla janë shumë të nevojshëm për qytetarët vitias.

“Ne kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyer me Caritas-in vitin e kaluar. Përmes projekteve të shumta të investuara në komunën e Vitisë, kanë përfituar shumë qytetarë të komunës sonë, të cilët kanë siguruar të ardhura për familjet e tyre. Komuna e Vitisë, do të jetë çdoherë derëhapur dhe e gatshme për bashkëpunime”, ka thënë Haliti.

Mobi Casa

Edhe përfaqësuesit e Caritas-it Zviceran në Kosovë, kanë thënë se komuna e Vitisë është komuna më bashkëpunuese, si dhe e kanë vlerësuar si të shkëlqyeshëm bashkëpunimin që kanë pasur vitin e kaluar.

Ata, gjithashtu kanë bërë me dije se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe këtë vit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.