Hidromorava

Haliti priti në takim përfaqësuesit e ASK-së, u bisedua rreth procesit të regjistrimit të popullsisë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Kryetar i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim sot përfaqësues të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) me të cilët është bashkëbiseduar rreth procesit të regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave që pritet të filloj nga 1 shtatori i këtij viti.

Në takim u bisedua edhe për Rregulloren për Funksionimin e Komisionit Komunal për Regjistrimin, ku përcaktohen përgjegjësit dhe detyrat e Komisionit Komunal të Regjistrimit (KKR).

Haliti ndër tjerash e vlerësoj si shumë të rëndësishme këtë proces duke u zotuar se Vitia do t’i ofroj të gjitha kapacitetet e saj për realizimin sa më të mirë të këtij procesi.

FIDANISHTJA

Haliti u interesua edhe për regjistrimin e bashkatdhetarëve që jetojnë dhe veprojnë në mërgim.

Përfaqësuesit e ASK-së thanë se ata do të regjistrohen si banorë jo resident. Megjithatë Haliti theksoj se procesi i saktë i regjistrimit ka një rëndësi të veçantë në ofrimin e shërbimeve për qytetarët dhe ndarjen e buxhetit në secilën fushë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.