FITORJA

Haliti priti në takim përfaqësues të Shoqatës së Bizneseve Shqiptare nga Turgutlu -Turqi, të cilët shprehën interesimin të investojnë në Viti

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim zyrtar përfaqësues të Shoqatës së Biznese Shqiptare nga Turgutlu i Turqisë të përbërë nga Eyüp Örbilen dhe Ibrahim Gökdere.

Gjatë këtij takim ata diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit ekonomik mes afaristëve turq dhe atyre vitias, si dhe mundësive për investime turke në këtë komunë.

Haliti shprehu gatishmërinë e komunës së Vitisë për të krijuar parakushte sa më të mira për investitorët, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit ekonomik për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve, në veçanti të parandalimit të ikjes të rinjve në mërgim për shkak të papunësisë.

Delegacioni turk, shprehu interes të veçantë për sektorë të ndryshëm të ekonomisë, ne veçanti në fushën e industrisë së prodhimit, bujqësisë dhe përpunimit.

UBT

Ata vlerësuan potencialin ekonomik të Kosovës në veçanti të Vitisë duke bërë me dije se kjo shoqatë ka afaristë të shumtë të cilët janë të gatshëm të vijnë të investojnë në Viti.

I pari i Vitisë, theksoi se investimet e mundshme nga afaristët shqiptarë në Turqi do të ndihmojnë në krijimin e vendeve të reja të punës dhe në forcimin gjendjes ekonomike duke e bërë Vitinë edhe më tërheqëse për investitorët e huaj.

Në fund të takimit, palët u pajtuan për të vazhduar bashkëpunimin e ndërsjellët.

Përndryshe komuna e Vitisë ka një bashkëpunim me komunën Turgutlu nga Turqi me të cilën më parë kishte nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi në sferën e bujqësisë, arsimit, kulturës, sportit, turizmit dhe tregtisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.