Hidromorava

Haliti priti në takim përfaqësues të projektit “Up To Youth”

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me qëllim të bashkërendimit të aktiviteteve, ka pritur sot në takim zyrtaren e projektit për komunat e lindjes Kaltrina Ymeri-n dhe grupin e UTY nga Vitia.

Në këtë takim, u fol rreth donacioneve që do të bëhen nga ky projekt në kopshtin e fëmijëve “Gëzimi Ynë” dhe bibliotekën e qytetit të Vitisë.

Uji Dea

Përndryshe projekti “Up To Youth”, është i financuar nga USAID-i amerikan dhe implementohet nga Global Communities./rajonipress/