Haliti priti në takim përfaqësues të lagjes Simixhiu nga Tresteniku i Vitisë

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim përfaqësues të lagjës Simixhiu nga Tresteniku i Vitisë. Me këtë rast banorët e kësaj lagje e kanë njoftuar Halitin rreth nevojave të cilat kanë ata për investime.
Kurse, Haliti bëri me dije se Komuna e Vitisë ka realizuar projekte të shumta në të gjitha lokalitetet e kësaj komune pa dallime.”Gjatë këtyre viteve kemi punuar shumë në projekte të shumta dhe atë në fusha të ndryshme. Përmes këtyre projekteve ne kemi synuar të përmirësojmë jetën e të gjithë qytetarëve tanë pa dallimi“ u shpreh Haliti.
Ai shtoj se edhe gjatë vitit në vijim kjo komunë me partnerët e saj do të realizoj edhe shumë projekte të tjera si në infrastrukturën rrugore, arsim, bujqësi etj./rajonipress/