ARKATANA

Haliti priti në takim pedagogë të trajtimit të fëmijëve dhe çështjeve sociale në Zvicër

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka zhvilluar sot në një takim znj.Rozita Rudin, pedagoge dhe psikologe në fushën e trajtimin të fëmijëve, Drita Ibrahimin, punëtore sociale në Zvicër dhe Ruzhdi Ibrahimin ekspert i diplomuar i Sigurimeve Shoqërore në Zvicër.

Temë e këtij takimi ishte mbajtja e seminarit të nesërm që ka për qëllim, rolin e edukatoreve, por edhe prindërve në zhvillimin normal të fëmijëve.

Ky aktivitet fokusohet në praktikën edukative, rrethanë kjo që i’u krijon mundësi edukatoreve që t’i ndërlidhin njohuritë teorike me praktikën, të cilat realizohen në kuadër të veprimtarisë së institucionit.

Fundamenti

Me këtë rast, kryetari Haliti ka theksuar se Institucionet komunale të Vitisë, në vazhdimësi kanë mbështet iniciativat që kanë për qëllim ngritjen e cilësisë si arsimore, po ashtu edhe edukative, respektivisht çdo nismë që ka për qëllim zhvillimin social, emocional, fizik dhe psikik të fëmijëve.

Seminari që organizohet me edukatoret e Çerdheve të fëmijëve dhe mësueset e nxënësve parashkollor të komunës së Vitisë, mbahet nesër (e premte më 30 mars), prej orës 12:00-14:00 në sallën e Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.