GRANDEMALL

Haliti priti në takim një delegacion të nxënësve nga Sarajeva

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i shoqëruar nga drejtoresha për Arsim, Arta Ajeti kanë pritur sot një delegacion të nxënësve nga Shkolla Mekanike e Inxhinierisë së Sarajevës nga Bosnja dhe Hercegovina në krye me drejtorin, Faruk Çupoviç.

Gjatë këtij takimi kryetari Haliti, i ka dëshiruar atyre mirëseardhje, duke i njoftuar ata edhe mbi zhvillimet gjithmbarshme në komunën e Vitisë. Ai tha se kjo komunë njihet edhe për faktin se dy shkollat e para shqipe në Kosovë, gjenden brenda territorit të saj, konkretisht në Pozheran dhe Stubëll të Epërme të Vitisë.

Haliti e çmoj lartë bashkëpunim që shkolla nga Sarajeva ka me shkollën “Kongresi i Manastirit” në Pozheran, duke i inkurajuar që të vazhdojnë këtë bashkëpunim, pasi që do ta kenë edhe përkrahjen e qeverisjes lokale në Viti.

ARKATANA

Ndërkaq përfaqësuesi i shkollës së Sarajevës, Faruk Çupoviç tha jemi të habitur me mikpritjen që po na bëhet në Viti, duke i falënderuar të gjithë për siç tha mikpritjen e ngrohtë dhe të përzemërt.

Përndryshe në këtë takim kanë marrë pjesë edhe nxënës nga shkolla e Pozheranit në krye me drejtorin e saj Mefail Halabaku./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.