UBT

Haliti priti në takim mysafir nga Gjermania, që do të marrin pjesë në festivalin “Flakadani i Karadakut”

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim përfaqësues nga komuna e Kirchhainit të Gjermanisë, komunë kjo e cila është binjakëzuar me Vitinë.

Këtij delegacioni nga Gjermania, i ka prirë Prof. Rainer Waldhardt dhe atë me grupin e këndimit të Kleinseelheimit të cilët pritet të marrin pjesë në festivalin “Flakadani i Karadakut” si mysafirë special.

UBT

Haliti ju dëshiroj atyre mirëseardhje duke potencuar edhe njëherë rëndësinë e bashkëpunim të dy komunave.

Përndryshe pjesë e këtij takimi ishin edhe Prof. Arben Mehmeti si dhe studenti vitias, Taulant Shabani./rajonipress/