Uji Dea

Haliti priti në takim ministrin Peci, e njoftoj atë për nevojën e përkrahjes së fermerëve dhe jetësimit të projekteve bujqësore

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me bashkëpunëtor, ka pritur sot në takim Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës, Faton Peci. Gjatë këtij takimi është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit mes MBZHR-së dhe komunës së Vitisë në interes të zhvillimit të sektorëve të ndryshëm bujqësor.

Haliti fillimisht e ka njoftuar Ministrin Peci për mundësitë e zhvillimit bujqësor të komunës së Vitisë, duke e cilësuar Vitinë si hambarë të Anamoravë për shkak të cilësisë së lartë të tokës që ka kjo komunë. “Vitia është e njohur për prodhimtari bujqësore dhe ndryshe quhet hambarë i Anamoravës. Kjo komunë nuk është vetëm e njohur për kulturat lavërtarë por edhe për kulturat pemëtarë, blegtorale dhe të sektorëve të tjerë” u shpreh Haliti.

Ai foli edhe për takimin që kanë zhvilluar ata sot me ministrin Peci.
“Sot kemi bashkëbiseduar me ministrin për shumë aspekte, në sferën e bujqësisë si në nivel vendi ashtu edhe në nivel komunal, për problematikat, deficitet dhe nevojat që i kemi për projekte si për sistemin e ujitjes që jashtëzakonisht kemi nevojë shumë por edhe për subvencionime të tjera të fermerëve” theksoj Haliti duke përmendur edhe potencialet e mira që ka Vitia si hidroekonimike, të traditës bujqësore dhe organizimit të përbashkët të fermerëve në shoqata.

I pari i komunës tha se ai gjithashtu e ka njoftuar ministrin edhe me subvencionimin dhe përkrahjen që jep komuna e Vitisë nga buxheti i saj fermerëve, ndonëse sipas tij buxheti komunal është i vogël në krahasim me kërkesat dhe nevojat.

ARKATANA

Kurse Ministri i MBZHR-së, Faton Peci, ka folur rreth qëllimit të kësaj vizite. “Në kuadër të raundit të vizitave që po zhvillojmë me komunat edhe me kryetarin Haliti diskutuam gjerë dhe gjatë mbi për krejt potencialin që ka Vitia dhe Kosova, posaçërisht marrë për bazë se ky e ka pasion këtë temën e diskutimit për bujqësi” u shpreh ministri Peci.

Ai shtoj se si ministër është i interesuar të shoh se si kryetarët e komunave e shohin potencialin e zhvillimit ekonomik përmes bujqësisë duke përmendur edhe disa objektivave që ata synojnë të krijojnë për hartën dhe potencialin e investimeve.

Kjo sipas Pecit bëhet për tërheqjen e investimeve nga donatorë të ndryshëm dhe koordinimin sa më të mirë me komunat. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.