Uji Dea

Haliti priti në takim Ministrin Çeku, kërkon zgjidhje që projekti i palestrës sportive në Drobesh dhe të stadiumit në Pozharan të përfundojnë sa më parë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me bashkëpunëtor, priti sot në takim Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës, Hajrulla Çeku me delegacionin e tij. Me këtë rast ata kanë bashkëbiseduar rreth projekteve në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, ku në veçanti kryetari Haliti, ka kërkuar që të gjendet një zgjidhje që sa më parë të përfundojnë projekti i palestrës sportive në Drobesh dhe të stadiumit në Pozharan.

I pari i komunës ka potencuar se Vitia, ka klube sportive shumë të suksesshme në disa disiplina sportive të cilat meritojnë të kenë hapësira të mirëfillta për zhvillimin e aktiviteteve të tyre duke përmendur në veçanti klubin e futbollit “Vllaznia”-Pozheran dhe Vitia.

Ai përmendi edhe grupet e ndryshme të shoqërive kulturore dhe artistike në Viti të cilat kanë organizuar edhe festivale ndërkombëtare në këtë komunë.

Megjithatë kryetari Haliti potencoi se është e domosdoshme që sa më parë të përfundojnë projektet madhore, si palestra sportive dhe stadiumi i Pozharanit. Ndërkaq Ministri Çeku tha se MKRS i ka trajtuar me prioritet investimet kapitale, por vuri në pah vështirësitë të cilat janë paraqitur sipas tij për shkak të ngritjeve të çmimeve. “Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me komunat për projekte të reja në fushat që na përkasin neve si ministri. Megjithatë kemi pasur vështirësi në përfundimin e projekteve ekzistuese dhe të vjetra, si shkak i rritjeve të çmimeve. Për këtë niveli qendror është duke hartuar edhe një ligj të veçantë për kompensimin e çmimeve”, u shpreh ministri Çeku.

Uji Dea

Në këtë takim Haliti dhe Çeku kanë bashkëbiseduar edhe për trashëgiminë kulturore në komunën e Vitisë dhe mundësitë për intervenime në këtë fushë.

Haliti përmendi se Vitia ka një trashëgimi të madhe kulturore duke përmendur shkollat e para shqipe si në Stubëll dhe Pozheran por edhe kalatë e vjetra si në Binçë dhe Tërpezë.

Po ashtu Haliti, kërkoj nga ministri që të bashkëpunoj në krijimin e një salle të veçantë të teatrit në Viti. Ai e njoftojë atë edhe me nismën e qeverisjes lokale në Vit, për të hapur një shkollë të muzikës.

Përndryshe Haliti dhe Ministri Çeku, kanë biseduar edhe për mundësitë e vazhdimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në interes të komunitetit artistik dhe sportiv dhe atë në disa projekte të ndryshme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.