Uji Dea

Haliti priti në takim mërgimtarët vitias, i falënderoj ata për kontributin e dhënë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka organizuar sot një pritje për mërgimtarët vitias që gjendën për pushime në vendlindje. Ai i ka falënderuar ata që asnjëherë nuk po harrojnë atdheun e tyre.

”Sot dua të jua falënderoj për interesimin e vazhdueshëm që keni për vendlindjen tuaj por edhe për kontributin tuaj. Ju jeni gjithmonë të mirëseardhur dhe ju uroj pushime të këndshme”, u shpreh Haliti.

Ai i njoftoj ata për zhvillimet e gjithëmbarshme në këtë komunë, konkretisht për projektet e realizuar dhe projektet që parashihen në të ardhmen.

Kryetari Haliti gjithashtu falënderoj bashkatdhetarët për kontributin e vazhdueshëm për vendin duke ne vlerësuar lartë kontributin e dhënë për Vitinë.

Në këtë takim pos kryetarit me stafin e tij i pranishëm ishte edhe komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili.

Mobi Casa

Në këtë takim bashkatdhetarët parashtruan edhe pyetje rreth çështjeve të ndryshme. Gjithashtu u bisedua edhe rreth mundësive për ti mbështetur familjet në nevojë në prag të ndërrimit të vitit.

Kurse Sali Abdullah falënderoj kryetarin për punën e mirë të bërë për Vitinë dhe përgëzoj të gjithë njerëz të vullnetit të mirë që të ndihmohen skamnoret.

Lidhur me aktivitet humane ka folur edhe Xhavit Islami nga shoqata “Vitia” me seli në Gjenevë të Zvicrës.

Përndryshe komuna e Vitisë, llogaritet si një komunë me një diasporë të madhe në shtete të ndryshme të botës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.