Eko Higjiena

Haliti priti në takim lamtumirës pjesëtarët e KFOR-it në përfundim të misionit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Toger Roose e rreshteri Hay si dhe dy pjesëtarë të tjerë të KFOR-it amerikan, janë pritur në një takim nga kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, me rastin e përfundimit të misionit të tyre, në kuadër të Forcës Paqeruajtëse të KFOR-it amerikan në Kosovë.

Ata kanë shpreh falënderim ndaj Institucioneve komunale për bashkëpunimin e deritanishëm dhe kanë premtuar se edhe Njësia e re do të vazhdoj të bashkëpunoj edhe më tej.

Mobi Casa

Haliti, i ndau një mirënjohje në shenjë respekti për kontributin e Njësisë së KFOR-it në komunën e Vitisë, e po ashtu edhe togeri Roose i dhuroi një monedhë me shënjen e KFOR-it dhe emrat e ushtarëve të këtij misioni./rajonipress/