UBT

Haliti priti në takim komandantin e KFOR-it kolonel Daniele Bajata

/ 1 minutë lexim

Viti – Kryetari i Komunës, Sokol Haliti ka pritur në takim komandantin e ri të Detashmentit të Përbashkët Rajonal të KFOR-it, kolonel Daniele Bajata, me të cilin ka biseduar për sigurinë në vend dhe zhvillimet e përgjithshme në komunën e Vitisë.

Gjatë këtij takimi, kolonel Bajata i shoqëruar nga ushtarak të KFOR-it, është informuar nga kryetari Haliti për gjendjen e përgjithshme në Komunën e Vitisë.

Fidanishtja

Haliti dhe koloneli Bajata, kanë ritheksuar vazhdimin e bashkëpunimit në mes institucioneve lokale dhe paqeruajtësve të KFOR-it.

Haliti ka falënderuar kolonel Bajata për vizitën dhe ka thënë se proceset me të cilat ka ecur Vitia deri me tani, do të jenë prioritet edhe ne të ardhmen./rajonipress/