GRANDEMALL

Haliti priti në takim KFOR-in amerikan në Viti, bashkëpunimi i shkëlqyeshëm është në interes të të gjithë vitiasve pa dallim

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Sokol Haliti tha se ai dhe qeverisja e tij, do të vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me këtë ekip edhe në këtë vit, pasi që kjo është në interes të të gjithë qytetarëve vitias pa dallime

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në një takim Ekipin për Monitorim dhe Ndërlidhje të KFOR-it amerikan (LMT), në Viti, të përfaqësuar nga togeri Shaën Stachula dhe rreshteri i stafit Ikëan Avilez.

Gjatë këtij takimi, përfaqësuesit ushtarak pos që kanë bashkëbiseduar për zhvillimet e gjithëmbarshme në komunën e Vitisë, ata kanë shfrytëzuar rastin për ta uruar kryetarin Haliti për vitin e ri 2023, dhe e kanë falënderuar për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm, respektin dhe mikpritjen.

ARKATANA

Togeri Stachula bëri me dije se për shkak të ndërrimit të misionit për të, ai më nuk do të jetë në Viti dhe e njoftoj Halitin me rreshterin Avilez, i cili tani do ta zëvendësoj atë.

Në shenjë respekti për kontributin e dhënë, Haliti i ndau një mirënjohje togerit Stachula, duke e vlerësuar lartë kontributin e tij dhe të ushtarëve amerikan në komunën e Vitisë.

Ndërkaq, Haliti tha se ai dhe qeverisja e tij, do të vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me këtë ekip edhe në këtë vit, pasi që kjo është në interes të të gjithë qytetarëve vitias pa dallime. Edhe ai urojë atyre fillimin e këtij viti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.