FITORJA

Haliti priti në takim ish- euro deputeten Doris Pack

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë dhe gra të institucioneve komunale kanë pritur sot në takim ish-deputeten e Parlamentit Evropian znj.Doris Pack.

Me këtë rast, Haliti e ka çmuar lartë kontributin e zonjës Pack që e ka dhënë në proceset integruese dhe mbështetjen e vazhdueshme për krijimin e shtetit të pavarur e sovran të Republikës së Kosovës, si dhe në angazhimin e pashoq dhe përpjekjet e vazhdueshme në anëtarësimin e shtetit tonë në mekanizmat e ndryshëm evropian.

“Vitia është e nderuar që sot pret zonjën Doris Pack. Në emër të institucioneve komunale të falënderoj me sinqeritetin më të madh si mike të Kosovës e si qytetare nderi të Vitisë, për gjurmët e juaja qe i latë para dhe pas formimit te institucioneve të para të shtetit tonë, për mbështetje të proceseve nëpër të cilat ka kaluar Kosova”, ka thënë Haliti.

Kurse në fjalën e saj, ish deputetja e Parlamentit Evropian Doris Pack, është shprehur se ndjehet tejet e nderuar që sot gjendet prape në Viti.

FITORJA

Ajo theksoi se është tejet e lidhur jo vetëm me Vitinë si qytetare e mike e saj, por me gjithë Kosovën, duke mos anashkaluar edhe pakënaqësinë e saj rreth dialogut Kosovë-Serbi.

“Jam shumë e lidhur me këtë vend, jo vetëm me Vitinë si qytetare e saj, por me gjithë Kosovën. Tani nuk kam ndonjë pozitë të lartë udhëheqëse por në bazë të vlerësimit tim Këshilli Evropian nuk është duke vepruar drejtë siç kemi vepruar ne me Kosovën. Por unë jam në anën tuaj sepse ana juaj është ana e drejtë, edhe pse aspak nuk jam e kënaqur as me negociatat që po zhvillohen me shtetin fqinjë”, u shpreh zonja Pack.

Përndryshe zonja Doris Pack në vitin 2018, është shpallur edhe si “Qytetare Nderi e komunës së Vitisë”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.