GRANDEMALL

Haliti priti në takim homologun e tij nga Likova, Erkan Arifi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim kryetarin e komunës së Likovës së Maqedonisë së Veriut, Erkan Arifin.

Temë e këtij takimi ishte bashkëpunimi ndërinstitucional i të dyja komunave, si dhe shqyrtimi i mundësive për realizim të projekteve të përbashkëta që kanë për qëllim mirëqenien e qytetarëve të komunës së Vitisë dhe atyre të Likovës.

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka njoftuar kryetarin Arifi për projektet që janë realizuar në komunën tonë deri më tani, si edhe për ato që janë në realizim e sipër.

Ndër tjerash, foli edhe për projektin Ndërkufitar të Bashkimit Evropian “Cross Border” që Vitia është pjesë përbërëse dhe mbi projektet qe dëshiron të realizoj në kuadër të projekteve të Komisionit Evropian.

FIDANISHTJA

Haliti mes tjerash vlerësoi bashkëpunimin e mirë mes dy komunave duke potencuar se vazhdimi i këtij bashkëpunimi është në interes të qytetarëve të Vitisë dhe Likovës.

Ndërsa kryetari i Likovës, Erkan Arifi, ka përgëzuar kryetarin Haliti për punën e mirë që është duke e bërë, si në projektet infrastrukturore, po ashtu edhe për atë të mbështetjes me projekte në sektor të ndryshëm, bujqësi, shëndetësi, arsim, kulturë etj, si dhe bëri të ditur me zhvillimet e gjithmbarshme në komunën që e drejton ai.

”Kemi një bashkëpunim të mirë me komunën e Vitisë dhe ky takim ka për qëllim që të dy komunat të aplikojmë në fonde të ndryshme bashkërisht”, tha Arifi duke përmendur edhe projektet prioritare me të cilat do të aplikoj komuna e Likovës.

Haliti, tha se komuna e Vitisë ka përvoja të mira në aplikimin e fondeve të ndryshme dhe në këtë rrafsh jemi në dijeni se në cilat fusha mund të aplikojmë bashkërisht./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.