Hidromorava

Haliti priti në takim gratë që punojnë në institucionet komunale

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Haliti tha se qeverisja e tij synon që Vitia të jetë një shembull i mirë në përparimin e të drejtave të grave në një shoqëri me mundësi të barabarta.

Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ka organizuar pritje për femrat të cilat punojnë në institucionin e komunës. Me që rast ai ju ka uruar atyre këtë ditë dhe ju ka ndarë disa dhurata simbolike.

Kryetari Haliti gjatë këtij takimi i ka uruar gratë për nder të festës së 8 marsit-Ditës Ndërkombëtare të Gruas duke e çmuar lartë kontributin e grave në të gjitha sferat e jetës.
“Sot në këtë ditë madhështore dëshiroj të ju urojë të gjithë grave kudo që janë ditën e tyre. Një urim i veçantë shkon edhe për nënat tona pa asnjë dallim, fetar e kombëtar”, u shpreh Haliti.

Hidromorava

Ai gjithashtu ka folur për punën që po bënë Komuna e Vitisë, në çështjen e barazisë shoqërore në veçanti të barazisë gjinore duke përmendur edhe punët që ka bërë dhe po bënë kjo komunë në këtë drejtim.

Haliti tha se qeverisja e tij synon që Vitia të jetë një shembull i mirë në përparimin e të drejtave të grave në një shoqëri me mundësi të barabarta.

Përndryshe dhuratën e parë e ka ndarë për një shërbyese civile e cila nuk ka mundur të jetë e pranishme në këtë takim për shkak të gjendjes shëndetësore. Ai i uroj asaj shërim të shpejt./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.