Mobi Casa

Haliti priti në takim drejtorin e ri të Qendrës Regjionale të OSBE-së në Gjilan

/ 1 minutë lexim

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim z. James Lione, Drejtor i Qendrës Regjional i Misionit të OSBE-së në Gjilan.

Gjatë këtij takimi kryetari Haliti e ka njoftuar atë mbi zhvillimet e gjithëmbarshme në këtë komunë, konkretisht për projektet të cilat janë realizuar dhe ato që to të realizohen gjatë këtij viti duke potencuar se qeveria komunale në Viti është e vendosur të realizoj projekte në të gjitha lokalitetet e saj pa dallime.

Uji Dea

Haliti shtoj se kjo komunë është shembull e bashkëjetesës dhe tolerancës ndëretnike dhe ndërfetare./rajonipress/