ARKATANA

Haliti priti në takim ambasadorin zviceran Jean – Hubert Lebt

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, z. Jean-Hubert Lebt. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti e ka njoftuar atë me zhvillimet e gjithëmbarshme në këtë komunë, në veçanti edhe me projektet të cilat janë realizuar dhe po realizohen me përkrahjen financiare të Konfederatës Zvicerane.

Gjithashtu gjatë këtij takimi kryetari i komunës, Sokol Haliti e ka njoftuar atë me parapërgatitjet që po bëjnë institucionet komunale të Vitisë, me rastin e shpalljes qytetare nderi, ish-presidenten e konfederatës Zvicerane, Micheline Calmy-Rey dhe me emërimin e një sheshi në emër të saj. Kjo ngjarje pritet të zhvillohet me 3 gusht në qytetin e Vitisë.

Kurse ambasadori, Hubert Lebt tha se ai është i njoftuar se znj. Calmy-Rey me gjithë dëshirë do të bëhet qytetare nderi e kësaj komune, duke potencuar se ajo e çmon shumë këtë gjë.

Fundamenti

Pas këtij takimi ambasadori, Hubert Lebt dhe Kryetari Haliti kanë realizuar një ecje nëpër qytetin e Vitisë, më saktësisht deri tek sheshi që pritet të bartë emrin e qytetares së ardhshme të nderit të kësaj komune, Micheline Calmy-Rey ku nga afër ata panë edhe punimet që po zhvillohen në rregullimin e këtij sheshi.

Gjatë rrugës ata kanë takuar edhe shumë mërgimtar vitias të cilët jetojnë dhe punojnë në shtetin Helvetik. Mërgimtarët vitias, në veçanti ata që jetojnë në Zvicër, e kanë mirëpritur propozimin e kryetarit Haliti, që ish-presidentja dhe krye diplomatja zvicerane, znj. Micheline Calmy-Rey të shpallët qytetare nderi e kësaj komune./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.