Uji Dea

Haliti priti në takim ambasadorin e OSBE-së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, me bashkëpunëtorë.

Bashkëpunimi i deritanishëm mes komunës së Vitisë dhe OSBE-së, si dhe mundësia e bashkëpunimit në disa fusha të ndryshme ishin temë kryesore e këtij takimi.

Kryetari Haliti, në emër të qytetarëve të Vitisë, ambasadorit Davenport, i ka shprehur mirënjohje të thellë për gatishmërinë e tij dhe të OSBE-së, për të qenë një krah i fuqishëm, në funksion të hartimit dhe jetësimit të politikave lokale, për një qeverisje sa më të mirë dhe efikase, të cilën e presin edhe qytetarët vitias.

I pari i komunës e njoftoj ambasadorin edhe mbi zhvillimet e gjithëmbarshëm në komunën e Vitisë. Mbi bashkëjetesën e mirë të gjithë komuniteteve dhe në veçanti për punën e qeverisë lokale në mirëqenien e qytetarëve.

Po ashtu Haliti foli edhe për punën në të drejtën e barazisë gjinore, personave me aftësi të kufizuara, bashkëpunim me organizatat e huaja dhe vendore si dhe për bashkëpunimin nderkomunale qoftë në nivel vendi apo me komunat jashtë Kosovës.

Eco Higjiena

Kurse ambasadori i OSBE-së, Michael Davenport, falenderoj atë për siç tha pritjen e ngrohtë duke potencuar se ka një bashkëpunim të mirë mes OSBE-së me komunën e Vitisë duke shprehur gatishmërinë e vazhdimit të këtij bashkëpunimi.

Ai tha se OSBE ka mbështetur edhe trajnimin e asamblistëve të rinjë, duke shtuar se ata do të mbështesin edhe nismat e Vitisë në fushën e rinise dhe komuniteteve.

Ambasadori Davenport e vlerësoj lartë përpjekjet e kryetarit për zhvillim ekonomik për të gjithë qytetarët pa dallime.

Përndryshe në këtë takim është folur edhe për çështje të tjera si në fushën e sigurisë dhe të drejtat e njeriut por edhe të bashkëjetesës së mirë ndëretnike dhe ndërfetare në Viti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.