Fundamenti

Haliti priti ish deputetët e Kuvendit të 2 Korrikut të vitit 1990

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Viti – Me rastin e 31 vjetorit të shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut, Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur në takim ish deputetët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, Nezir Sallahu, Osman Nuhiu, si dhe djalin e ish deputetit të ndjerë Hysni Salihu, Sylë Salihun.

Në këtë takim, u evokuan kujtime për ngjarjet e 2 Korrikut 1990 dhe u kujtuan ata që sot nuk janë në mesin e të gjallëve.

RCCOLA

Ndryshe, sot në komunën e Vitisë, do të zhvillohen një varg aktivitetesh për nderë të kësaj dite./rajonipress/