Haliti pritet nga banorët e fshatit Budrikë
Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti është pritur sot në takim nga banorët e fshatit Budrikë. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti cili shoqërohej edhe nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal Naim Pira dhe një pjese të qeverisë komunale i ka njoftuar ata mbi projektet që do të realizohen e që do të jenë në interes të veçantë për banorët e fshatit Budrikë dhe fshatrave për rreth e ndër to përmendi pëlqimin e dhënë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për ndërtimin e zonën ekonomike, me statusin park industrial, rregullimin e rrugës magjistrale në drejtim të Gjilanit.
Kurse Abdyl Mustafa, kryetar i këtij fshati falënderoj kryetarin Haliti për projektet e realizuar në këtë fshat duke potencuar se ndërtimi i parkut industrial dhe rregullimi i rrugës magjistrale do të ndikoj në uljen e numrit të papunësisë dhe në zhvillimin e fshatit.
Kurse kryetari Haliti tha se ai do të vazhdoj të përkujdesët dhe të realizoj në bashkëpunim me partnerët projekte të ndryshme në çdo cep të komunës së Vitisë./rajonipress/


