RCCOLA

Haliti pritet në takim nga përfaqësuesit e Komunës Pully të Zvicrës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti në vizitën e tij zyrtare në Zvicër është pritur sot në një takim miqësor nga udhëheqësit e Komunës Pully të Llozanës. Bëhet me dije që gjatë këtij takimi kryetari Haliti i ka njoftuar ata mbi zhvillimet e gjithëmbarshme në komunën e Vitisë, në veçanti mbi mundësitë e mira për investime që ofron kjo komunë. Kurse përfaqësuesit e komunës Pully ndër tjerash potencuan se do të shikojnë mundësinë që të ndihmojnë komunën e Vitisë, në fushën e Shërbimeve Publike dhe Planifikimit Urban, në veçanti në hartimin e Planit Zhvillimor Komunal.

Në këtë takim përfaqësuesit e të dyja komunave ku ka marrë pjesë edhe Veton Ademi, Drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural është biseduar edhe rrethe mundësisë së bashkëpunimit në fushën e Bujqësisë dhe Ambientit.

RCCOLA

Përndryshe pritet që përfaqësuesit e komunës Pully të Llozanës të vizitojnë në të ardhmen komunën e Vitisë. Kryetari Haliti dhe Drejtori Ademi po qëndrojnë në shtetin Helvetik me ftesën e Odës Ekonomike Zvicër-Kosovë./rajonipress/