Hidromorava

Haliti pritet në takim nga Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj

/ 2 minuta lexim

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti është pritur sot në takim nga Ministri i Infrastrukturës të Republikës së Kosovës, Pal Lekaj. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti ka biseduar me ministrin Lekaj për projektet e përbashkëta infrastrukturore të komunës së Vitisë, në veçanti rreth kyçjes së qytetarëve vitias në autostradën Prishtinë – Shkup “Arben Xhaferi”.

Gjithashtu kryetari Haliti bëri me dije se ata kanë biseduar edhe për projektet e tjera infrastrukturore që lidhë Vitinë me komunat e tjera ndër to edhe për rrugën e Kërpliqit.
“Sot jam takuar me Ministrin Lekaj dhe gjatë këtij takimi kemi bashkëbiseduar për projektet infrastrukturore që janë në interes të veçantë për qytetarët vitias ,veçanërisht për kyçjen në autostradën Prishtinë-Shkup. Gjithashtu kemi biseduar edhe për shumë projekte të tjera të cilat do të mundësojnë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të mallrave”, u shpreh Haliti.

Mobi Casa

Ai shtoj se kjo komunë do të përmbush të gjitha obligimet që dalin nga marrëveshjet e përbashkëta me këtë ministri./rajonipress/