UBT

Haliti pritet në takim nga homologu i tij në Kirchhain

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, është pritur në një takim zyrtar nga homologu i tij, Olaf Hausmann, në Kirchhain. Takimi u zhvillua në një atmosferë shumë miqësore, duke reflektuar bashkëpunimin e gjatë dhe të qëndrueshëm ndërmjet dy komunave, të cilat prej vitesh janë të binjakëzuara dhe kanë ndërtuar marrëdhënie të forta partneriteti.

Gjatë këtij takimi, Haliti e falënderoi homologun e tij për mikpritjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm, duke theksuar rëndësinë e thellimit të mëtejmë të këtyre raporteve.

Ai gjithashtu e ftoi kryetarin Hausmann që të vizitojë Komunën e Vitisë, me qëllim të forcimit të lidhjeve dhe shkëmbimit të përvojave.

Eco Higjiena

Po ashtu dy kryetarët biseduan për bashkëpunimin konkret në projektin për menaxhimin e mbeturinave organike, si dhe për disa projekte të tjera zhvillimore, për të cilat pritet të kërkohet mbështetje nga Fondacioni Gjerman për Mjedis.

Bëhet me dije se ky takim konfirmon edhe një herë përkushtimin e dy komunave për të avancuar bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët, në veçanti në mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.