Haliti praktik, motivon punëtorët e “Eco – Higjiena”
Viti – Për dallim prej zyrtarëve komunal të Gjilanit që janë munduar me çdo kusht ta gjunjëzojnë “Eco – Higjienën”, ndryshe ka vepruar Sokol Haliti kryetar i Vitisë. Ai të mërkurën është ndodhur në mesin e punëtorëve derisa i ka motivuar ata për punë dhe përgjegjësi.
Haliti ka vizituar punëtorët që po punojnë në fushën e pastrimit të mjedisit.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Nexhmedin Jakupi, Drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë, kanë dale sot në teren për të pare nga afër punën që po e bëjnë 45 punëtorë të përkohshëm në pastrimin e ambientit në territorin e kësaj komune.
Përndryshe punësimi i këtyre personave u bë e mundur falë të një projekti të përbashkët të Fondacionit Kosovë-Luksemburg me komunën e Vitisë.
Kurse ndër qëllimet kryesore të këtij projekti është punësimi i përkohshëm i kategorive të punëtorëve me gjendje më të rëndë ekonomike dhe sociale në këtë komunë./rajonipress/


