RCCOLA

Haliti: Po rregullohet ura e 27-të në komunën e Vitisë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka vizituar sot punimet që po zhvillohen në fushën e infrastrukturës rrugore, konkretisht në ndërtimin e urave automobilistike në territorin e kësaj komune.

Ai bëri me dije se aktualisht në këtë komunë janë duke u ndërtuar 4 ura si në fshataret Buzovik dhe Fshatin e Ri dhe qytetin e Vitisë që janë në përfundim e sipër por edhe në Pozheran ku kanë filluar punimet në ndërtimin e urës.

Haliti tha se me këtë pritet të rregullohet edhe ura e 27-të në këtë komunë.

Fundamenti

Ai tha se me këtë synohet që të kemi një qasje sa më të lehtë dhe të shpejt në infrastrukturën rrugore të kësaj komunës dhe të krijomë lidhje më të mira në mes të vendbanimeve.

Ai shtoj se ata mbetën të përkushtuar të punojnë në të gjitha lokalitetet e komunës së Vitisë dhe të krijojnë vazhdimisht kushte sa më të mira për të gjithë qytetarët vitias pa dallime a bëhet fjalë për viset rurale apo urbane./rajonipress/