Fundamenti

Haliti po qëndron në Grac të Autrisë, për shkak të përformancës së mirë të tij dhe të komunës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me ftesë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), po qëndron në një vizitë studimore në Grac të Austrisë.

Tema diskutimi në kësaj vizitë ishte qeverisja e përgjegjshme gjinore – Praktikat e mira në qytetin e Gracit.

Sipas ftesës zyrtare qe ka pranuar Haliti nga OSBE, ai është përzgjedhur të marrë pjesë pasi si kryetar i komunës ai ka shfaqur iniciativa në promovimin e barazisë gjinore në qeverisjen lokale.

Gjatë kësaj vizite kryetari Haiti, është pritur në takim ndër tjerash edhe nga kryetarja e Grazit, Elke Kahr.

Fundamenti

Poashtu në kuadër të vizitës së Halitit në shtetin Austriak, ai është njoftuar edhe mbi planin e veprimit për barazi “Shtëpia e Grac” por edhe pritet të vizitoj strehimorën e grave dhe Qendrën e Kujdesit Shëndetësor të Grave e cila është në partneritet me qytetin e Gracit.

Përndryshe kryetari Haliti tha se komuna të cilën ai e qeverisë gjithmonë i ka dhënë një rëndësi të veçantë respektimit të barazisë gjinore, duke hartuar politika dhe dokumente që respektojnë dhe promovojnë barazinë.

Ai tha se nga kjo vizitë do të marrë edhe më shumë njohuri qe të vazhdojnë me provimin e barazisë gjinore në çdo aspekt./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.