United Hospital

Haliti po qëndron në Gjermani në një vizitë pune

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Komuna e Vitisë në mesin e komunave të Evropës Jug-lindore për partneritet ndërkomunal me komunat gjermane.

Komuna e Vitisë do të jetë pjesë e një programi për partneritet ndërkomunal për zhvillim të qëndrueshëm.

Kryetari Sokol Haliti po merr pjesë në një punëtori informuese në Bon të Gjermanisë, në kuadër të fazës pilot të projektit ‘Partneriteti Ndërkomunal për Qëndrueshmëri’, i cili implementohet nga ‘Agjencia e shërbimit të komuniteteve në një botë’ si departament i ‘Engagement Global gGmbH’, në emër të Ministrisë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik të Qeverisë gjermane.

Projekti do të lansohet në fillim të vitit 2017 dhe bashkëpunimi do të përfshijë komuna gjermane me komuna nga tetë shtete të Evropës Lindore dhe Jug- Lindore: Shqipëria, Bellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Republika e Moldavisë dhe Serbia.

ARKATANA

Gjatë dy ditëve, të hënën dhe të martën, pjesëmarrësit do të caktojnë fushat, modalitetet dhe prioritetet e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Projekti do të përfshijë qasje të ndryshme për realizimin e 17 Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm të Agjendës 2030 në nivel lokal. Projekti ka për qëllim që përmes shpërndarjes së përvojave, koordinimit dhe mbështetjes të operacionalizojë Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm në kuadër të partneritetit ndërkomunal.

Projekti do t`u ofrojë komunave pjesëmarrëse mundësinë që të vendosin një dialog në Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm me partnerët e tyre komunal për të lidhur një bashkëpunim strategjik për arritjen këtyre objektivave./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.